FOTO/ Rifillon qarkullimi në aksin Qafë Mali - Fierzë, largohen gurët e shembjes

Rifillon qarkullimi i makinave në segmentin Qafë Mali - Fierzë, km 27, ku pati rënie gurësh në trupin e rrugës. ARRSH njoftoi se kontraktori i mirëmbajtjes mori menjëherë masa për pastrimin e rrugës dhe tashmë qarkullimi vazhdon normalisht.