‘Rritja e vdekshmërisë nga koronavirusi me 3.4% ‘, Donald Trump hedh poshtë deklaratën e OBSH-së

Presidenti Donald Trump hodhi poshtë  deklaratën e OBSH-së duke thenë se niveli i vdekshmërisë nuk  është  3.4%  dhe  sipas tij niveli i vdekshmërisë është 1%”.

“Epo, unë mendoj se 3.4% është një përqindje false,” tha Trump. “Tani, ky është vetëm mendimi im por  duke u bazuar në ato çfarë kemi parë, shumë njerëz kanë arritur të shërohen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi para dy ditësh se  shkalla globale e vdekshmërisë nga koronavirusi është rritur  në 3.4% nga 2%.

“Në nivel global, rreth 3.4% e rasteve të raportuara me  COVID-19 kanë vdekur,” tha të martën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

3.4% bazohet në të dhënat aktuale, dhe ekspertët besojnë se përqindja mund të ndryshojë.

Numri i  personave të vdekur nga koronavirusi   ka shkuar në 3.300 ndërsa raportohen  mbi 95,000 raste  në të gjithë botën.