VIDEO/ Shihni si është gjendja e Luis Suarez pas operacionit në gju

Luis Suarez ka nisur përgatitjet për t’u kthyer në fushën e lojës për Barcelonën, pas operimit në gju.

Sulmuesi uruguaian postoi një video në Instagram, ku shihet duke vrapuar në palestër.

Suarez pritet të mungojë deri në muajin maj, por ai duhet të rikthehet më herët, duke parë që tashmë e ka nisur procesin e riaftësimit në palestër.

Rikthimi më i shpejtë i tij do të ishte lajm fantastik për trajnerin e Barcelonës, Quique Setien, i cili ka mungesa të mëdha në sulm, me Ousmane Dembelen po ashtu të dëmtuar.

“Përqendrohu në të ardhmen”, shkroi Suarez në përshkrimin e videos së postuar në Instagram.