Veterani i Luftës së Dytë Botërore ndërron jetë i vetëm në spital, i jepet lamtumira nga qindra njerëz

Një veterani britanik i Luftës së Dytë Botërore, i cili u mbajt i burgosur në Poloninë e pushtuar nga nazistët, para se të ndërronte jetë i vetmuar në Australi, do t’i jepet lamtumira nga qindra njerëz në ceremoninë mortore.

Brian Fortune humbi jetën në moshën 94 vjeçare në një spital në Australi pa asnjë të afërm apo mik pranë tij.

Spitali kontaktoi me agjencinë për shërbime ndaj veteranëe në Australi (RSL) për organizimin e një ceremonie dhe lajmërimin e ndonjë familjari të mundshëm.

Agjencia nuk arriti të gjente asnjë anëtarë të familjes së tij, por zbuloi se Fortune ai kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore dhe qëndroi 5 vjet si i burgosur në Poloni. Nuk u mor vesh si ai arriti të vendosej në Australi.

Agjencia e publikoi planin për ceremoninë në Facebook dhe postimi u shpërnda mbi 2000 herë, jo vetëm në Australi, por dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Qindra vetë u përgjigjën dhe pranuan me nderimin më të madh të merrnin pjesë në funeralin e veteranit.