Epidemia/ Sllovenia dhe Hungaria konfirmojnë rastet e para me koronavirus

Sllovenia konfirmoi rastin parë me koronavirus.

Njoftimin e dha Ministria e Shëndetësisë në vend të mërkurën e 4 marsit.

Pacienti kishte udhëtuar për në Slloveni nga Maroku përmes Italisë fqinje dhe tani ishte në një spital të Lubljanës, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve STA.

DDeri më tani, Sllovenia ka kryer rreth 352 teste tek personat e dyshuar me koronavirus.

Ndërkohë edhe Hungaria ka konfirmuar dy raste me koronavirus. Të dy pacientët janë studentë iranianë që jetojnë në Hungari.

Kryeministri Viktor Orban tha në faqen e tij në Facebook: “Ne kemi një rast të parë të infektuar, ose më saktë dy menjëherë, të cilët duhet të shtronim në spital”.