Rastet me koronavirus shkojnë në 39, konteja amerikane u kërkon 2.2 milionë banorëve të punojnë nga shtëpia

Banorët në një konte të Washington, ku 39 njerëz janë testuar pozitivë për koronavirusin dhe 9 kanë humbur jetën si pasojë e tij, janë këshilluar të punojnë nga shëtpia, për të shmangur ekspozimin ndaj epidemisë.

Zyrtarë të shëndetit publik në kontenë King, e cila përfshin qytetin Siatëll dhe ka një popullësi prej 2.2 milionë banorësh,i kanë kërkuar bizneseve q t’i lejojnë punëtorët të punojnë nga shëtpia për 3 javët në vazhdim.

Ata po këshillojnë gjithashtu se grupet me rrezikshmëri më të lartë, ku përfshihen ata me moshë mbi 60 vjeç, gratë shtatzënë dhe individët me probleme shëndeti, të qëndrojnë në shtëpi dhe sa më larg turmave të mëdhaja.

Këto masa u publikuan ditën e djeshme, pasi një punonjës në filialin e Amazon në konte u testua pozitiv për koronavirusin. Ai ka ekspozuar kështu 50.000 individë ndaj virusit.