Dalin detaje/ Përdhunimi i 19-vjeçares, autorët e shantazhuan me video

Mësohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në një fshat të Këlcyrës. Dy persona u arrestuan pasi akuzohen se kanë përdhunuar një 19-vjeçare.

Burimet thonë se më herët djemtë e kishin shantazhuar vajzën me një video, derisa e përdhunuan. Urdhër-ndalimet kanë dalë nga Përmeti.

Mësohet se dy persona janë arrestuar për përdhunimin, katër të tjerë akuzohen për ngacmim seksual.

Burimet thonë po ashtu se ppërdhunimi ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme. Djemtë janë nga qyteti, kurse vajza është nga fshati Goricë. Burimet shtojnë se autorët e krimit janë të moshës 17 dhe 18 vjeç.

Ka raportime se vajza mund të ketë pasur lidhje me një nga djemtë.