Koronavirusi frikëson Britaninë, rrezikohet mbyllja e parlamentit

Parlamenti britanik mund të mbyllë dyert ose të lejojë anëtarët dhe lordët të votojnë në mënyrë të veçuar, në përpjekje për të ndaluar përhpajen e koronavirusit.

Sir Lindsay Hoyle ka diskutuar me zyratrë të shëndetit për të gjetur zgjidhje në rast se situata përkeqësohet.

Dje u sugjerua mbajtja e debateve me video online dhe gjithashtu votimi në mënyrë elektronike nga shtëpia, në mënyrë që anëtarët e parlamentit të mos jenë të detyruar të udhëtojnë për në Westminster.

Momentalisht ka shqetësime për prekjen e anëtarëve të Dhomës së Lordëve me koronavirus, të cilët kanë një moshë mesatare më të madhe se 70 vjeç. Më shumë se 100 prej tyre janë mbi 80 vjeç.

Në përgjigjie ndaj shqetësimeve të krijuara nga frika e epidemisë, Boris Johnson tha: “Zyrtarë shëndeti do të thonë në ditët në vazhdim më shumë rreth asaj që duhte të bëjmë për të shmnagur përhapjen e koronavirusit, në parlament dhe në turma të tjers.”