Venezuelë, Presidenti Maduro 'urdhëron' gratë që të lindin nga 6 fëmijë!

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili mori pjesë një ngjarje televizive për të promovuar një plan kombëtar të kujdesit shëndetësor të grave, udhëzoi gratë e vendit, që  të “lindin dhe vetëm të lindin”, raporton BBC.

“Zoti ju bekoftë që keni dhënë jetë për gjashtë vajza dhe djem të vegjël. Çdo grua duhet të ketë gjashtë fëmijë për të mirën e ven ”, i tha Maduro një gruaje pjesëmarrëse në event.

Prej kohësh Venezuela po përballet me një krizë të thellë ekonomike, e cila ka rezultuar në mungesë të rëndë të ushqimit dhe ilaçeve, por edhe në mes të një luftë të egër për pushtet midis qeverisë dhe opozitës e cila është zhvendosur aktualisht në gjykatë.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaidó konsiderohet lideri legjitim i Venezuelës nga më shumë se 50 vende perëndimore, duke përfshirë edhe SHBA. Por nga ana tjetër, Maduro, udhëheqësi i krahut të majtë gëzon mbështetjen e ushtrisë venezueliane.