Meta: Një mesazh i Jozefit për çdo qytetar të vendit

Presidenti Ilir Meta postoi në faqen e tij në FB një mesazh të një qytetari pas protestës së 2 Marsit.

“Një mesazh i mrekullueshëm i Jozefit, për çdo qytetar të këtij vendi. Secili nga ne, duke u bërë një dritë e vogël, i jep vendit një shpresë të madhe për ta bërë të sigurt ëndrrën tonë për një Shqipëri si gjithë Europa!

SË BASHKU PËR PRANVERËN KUQEZI!” shkruan Meta.

Ndërkohë në mesazhin e Jozef Radit thuhet: “Ku ka drita... ku ka shumë drita të vogla... ka edhe shpresa të mëdha! Besojuni dritave të vogla, vetveteve dhe e nesërmja ka për të qenë me diell...

I përqafoj të gjithë ata që besojnë se janë drita të vogla për një të nesërme të përbashkët...”