Bosnja konfirmon rastin e parë më koronavirus

Sarajevë – Bosnja ka konstatuar rastin e parë me koronavirus, njoftoi televizioni në rajonin e dominuar nga serbët, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Ky rast është konfirmuar në Republikën Serbe, por nuk ka detaje për t’i dhënë menjëherë, tha RTRS, sipas Reuters. Bosnja është e ndarë në dy rajone, njeri i mbizotëruar nga serbët dhe tjetri nga kroatët dhe boshnjakët myslimanë.

Ndërkohë mediat boshnjake shkruajnë: "Zyrtarët e Shëndetësisë në Republikën Serbe me shumicë serbe të Bosnjes konfirmuan rastin e parë me COVID-19 në vend. Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë së Republikës Serbe, Alen Seranic, do të mbajë sot paradite një konferencë shtypi.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe Branislav Zaljkovic, drejtori i Instituti të Shëndetit Publik në këtë rajon dhe Igor Radojicic, kryebashkiaku i Banja Luka."/ar.sh/SYRI.NET