Prangoset i riu nga Lezha, ishte në kërkim për drogë. Emri

Një 24-vjeçar nga Lezha është arrestuar, pasi ishte në kërkim nga policia. Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi Martin Stenaj, banues në Torovicë dhe ishte në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në prill të vitit 2018, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", sqaron policia.

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.