Real Sociedad finalisti i parë në Kupën e Mbretit

Real Sociedad është kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit.

Kjo pasi ata triumfuan edhe në ndeshjen e dytë, duke e mposhtur Mirandes me rezultatin minimal (0:1).

Oyarzabal (41’) shënoi golin e vetëm nga penalltia, ndërsa Real Sociedad fitoi edhe ndeshjen e parë 2:1.

Tani klubi ku luan Adnan Januzaj po pret të njohë kundërshtarin për në finale, Bilbao ose Granada.