Pamje të rënda/ Trupat e pajetë nga koronavirusi mbahen në dyshemenë e spitalit

Dyshimet se regjimi në Iran mund të jetë duke fshehur shkallën e vërtetë të përhapjes së koronavirusit në vend, shtohen edhe më shumë nga disa pamje shqetësuese të cilat tregojnë një numër të madh trupash, që mund të kenë ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Pamjet janë filmuar nga stafi mjekësor në një spital në qytetin e Qom-it, në provincën veriore, ku edhe thuhet të jetë zbuluar rasti i parë më COVID-19.

Në Republikën Islamike virusi u ka marrë jetën 92 personave sipas raportimeve të autoriteteve, ndërsa rastet e konfirmuara në total janë 2,922.

Nga infektimi me koronavirus nuk kanë shpëtuar as drejtuesit kryesorë të qeverisë iraniane.

Në dhoma të ndryshme të ndërtesës mund të shihen trupa të mbështjellë me qese të zeza, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare për rastin e publikuar.