Egbo nuk i dha dorën, flet trajneri i Flamurtarit: Më befasoi gjesti i tij në fund të ndeshjes!

Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi foli për episodin e fundit të ndeshjes, teksa kur arbitri vërshëlleu shkoi t'i jepte dorën kolegut të tij Emanuel Egbo, por ky i fundit i ktheu shpinën dhe nuk e respektoi.

Në një intervistë për emisionin "Gol pas Goli", Troisi  ndalet te kolegu i tij bardheblu, për të cilin nuk është në gjendje që të thotë se pse reagoi ashtu pas ndeshjes, kur Troisi ka shkuar për t’i dhënë dorën.

"Egbon shkova ta takoja, por më ktheu shpinën dhe kjo s’më pëlqeu. Mundohem që në fushë të bëj punën, por jashtë fushës jam miq me të gjithë. Gjithsesi, secili ka mënyrën e vet të komunikimit.  Nuk e kuptoj sjelljen e tij. Më la pak për të dëshiruar".

Tirana- “Nuk dua që të kem justifikime sa herë që ne humbasim. Është e pamundur që luajmë ndaj Tiranës dhe ne humbasim shumë raste. Ne po stërvitemi fort çdo ditë dhe të japim më të mirën. Po bëjmë punë, ne e duam fitoren, por nuk ke se çfarë të bësh. Me gjithë respektin duhet të pyesni njëherë për punën që ne bëjmë në stërvitje, informohuni, nuk është detyrim për ne që të fitojmë detyrimisht”, – tha Marselo Trosi, trajneri i skuadrës së Flamurtarit.