Dy tornadot vdekjeprurëse shënojnë 24 viktima dhe rrafshojnë ndërtesat në Tenesi

Dy tornadot e fuqishme që përshkuan qendrën e Tenesi të martën, vranë 24 njerëz, sipas Autoritetit të Shtetit të Menaxhimit të Emergjencave.

Në Nashville, qyteti më i madh i Tenesi, tornadot shkaktuan dëme të mëdha materiale në shtëpi dhe ndërtesa të tjera, duke i rrafshuar ato.

Stuhia goditi vendin pas mesnate dhe u zhvendos aq shpejt sa shumë njerëz që flinin nuk kishin kohë të strehoheshin, raportojnë mediat amerikane.

Presidenti Donald Trump konfirmoi se do vizitojë shtetin të premten.

Numri i personave të zhdukur u ul nga 88 të martën, në 22 të mërkurën, pasi përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan përgjatë natës, tha kryetari i bashkisë së rrethit Putnam, Randy Porter.

Një numër i hershëm i vdekjeve i raportuar prej 25 personash, u rishikua pasi vdekja e një personi u zbulua se nuk kishte lidhje me stuhinë.

Skena në Nashville është "si një zonë lufte", tha një banor për BBC.