Makina përplas nxënësin në derën e shkollës

Një ngjarje aksidentale është shënuar ditën e sotme pranë një shkolle.

Një makinë ka përplasur një nxënës ndërsa ky e fundit po dilte nga shkolla.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën ‘Asllan Keta’ në Fushë Bulqizë.

Fatmirësisht mësohet se nxënësi është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur mbi këtë segment pranë shkollës në fjalë ka pasur edhe herët ankesa për mungesën e sinjalistikës dhe lëvizjes si edhe lëvizjes me shpejtësi të mjeteve.