Vëllai i deputetes socialiste në krye të ILD, ja kush e merr drejtimin e Avokaturës së Shtetit
Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime ditën e sotme midis të cilëve edhe mbulimin e vendit vacant të lënë nga Artur Metani në postin e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, pasi ky I fundit u emëruar në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
Metani u votua disa javë më parë nga Kuvendi si Inspektor i Lartë i Drejtësisë duke u detyruar që të lërë detyrën paraardhëse.
Në vend të Metanit në krye të Avokaturës së Shtetit, qeveria ka emëruar Enkelejda Muçaj
VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE
PËR
EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.