E rëndë në Durrës/ Vetëvritet kryefamiljari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës.

Një burrë 58-vjeç me inicialet A. P., i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku jetonte.

Policia thotë se kemi të bëjmë me vetëvrasje për shkak të depresionit.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 04.03.2020, në orën 14:55, në lagjen në 17, Durrës, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga lartësia, kati i 6 i  pallatit ku banonte shtetasi A.P., 58 vjeç, i cili për  pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.