Obeziteti te fëmijët, shkaqet e vërteta të tij

14 vjeçari Tomi është një fans i futbollit dhe regbisë. Por ditët kur ai mund t’i luante ato kanë mbaruar që tani pasi ai peshon 146 kg. Ai cilësohet obez dhe vuan nga dhimbje kronike kofshe, shpine dhe gjunjësh.

5 vjeçarja Liliana është gjithashtu mbipeshë. Ajo peshon 45 kg dhe oreksi i saj është aq i madh sa mamaja tregon se e ka kapur duke u përpjekur të hajë salçice të gjalla.

Më pas vjen 15 vjeçari Herri, i cili peshon 114 kg. Kofsha e tij është në një gjendje aq të keqe sa kërkon një operacion të rrezikshëm e të dhimbshëm.

Këta janë disa nga fëmijët që trajtohen çdo javë në spitalin Bristol Royal Hospital për fëmijët obezë. Shifrat e vjeshtës së kaluar tregojnë që obeziteti te fëmijët ka arritur një pikë kulminante.

Më e keqja, nëse ata vazhdojnë të jenë obezë edhe pas moshës 14 vjeçare, ka një shanc prej 80% që të mbeten të tillë për gjithë jetën.

Obeziteti në Mbretërinë e Bashkuar është shkaku i dytë më i përhapur i vdekjeve të parakohëshme, pas duhanit.

Profesor Xhulian Hamilton-Shield tregon për një nga shkaqet e obezitetit në rritje: “Kam parë fëmijë me BMI 65,67(shifrat e shëndetshme janë 18.5 deri në 25) dhe ngaqë obeziteti dhe mbipesha janë bërë kaq të shpeshta në vend, njerëzit nuk e cilësojnë më si diçka ndryshe.”

Një tjetër arsye që ai dallon: “855 e prindërve nuk e vënë re se fëmija ëshët mbipeshë.”

Për specialisten e obezitetit Melani Ren shkaqet mudn të jenë dhe psikologjike: “Kur flet me fëmijët për urinë, kupton që bëhet fjalë për nevoja të tjera. Ata pothuajse ndjejnë dashuri kur hanë dhe kjo vjen nga traumat emocionale që e shndërrojnë ushqimin në një zëvendësues.”