ISHP: Shmangni kontaktin e afërt me ata që kanë simptoma si të gripit!

"Mbroni veten dhe të dashurit tuaj nga koronavirusi." Instituti i Shëndetit Publik i ka kujtuar popullatës sot, masat që duhet të marrë për t'u mbrojtur nga virusi.

Lani duart rregullisht me sapun dhe ujë.

Mbuloni gojën dhe hundën kur tështini apo kolliteni.

Shmangni kontaktin e afërt me persona që kanë simptoma të ngjashme me sëmundjen e gripit.

Nëse keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni kujdes mjekësor.

Ministria e Shëndetësis njoftoi sot se në mbledhjen e radhës së Task-Forcës, me ekspertët, drejtuesit e strukturave shëndetësore, të ministrive të linjës, pushtetit vendor dhe drejuesit e OBSh në Shqipëri, për të koordinuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Ditën e djeshme u testuan edhe 6 raste të dyshuara që kanë rezultuar negative për COVID-19. Deri tani janë testuar 42 raste në laboratorin e IShP dhe Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri.