VIDEO/ Trajleri përplaset me makinën, 35-vjeçari në gjendje të rëndë

Nje 35-vjeçar eshte derguar ne spital ne gjendje te rende shendetesore per jeten, pasi makina me te cilen ai udhetonte eshte perplasur nga nje trajler.

Policia ben me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë.

“Shtetasi B.Z., rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. S., rreth 35 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore”- thote policia.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2020, në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë, shtetasi B.Z., rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. S., rreth 35 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.