Laçi-Bylis ngre siparin e javës së 25-të të Superligës, publikohen formacionet zyrtare

Laçi pret në shtëpi Bylisin ditën e sotme, në ndeshjen e cila ngre siparin e javës së 25-të në Kategorinë Superiore.

Të dy ekipet do të kërkojnë të marrin fitoren, teksa ballshiotët nuk njohin asnjë fitore në vitin 2020.

Pikërisht për këtë arsye, të besuarit e Dovedan do të kërkojnë të marrin maksimumin nga sfida e sotme dhe të largohen me 3 pikë.

Nga ana tjetër Laçi do të shfrytëzojë faktorin fushë dhe të vazhdojë me serinë e fitoreve.

Kurbinasit në dy ndeshjet e fundit janë përballur me Flamurtarin dh Luftëtarin, dy ekipet e vendeve të fundit, ku kanë marrë dy fitore dhe do të provojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe ditën e sotme.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze

Trajner: Armando Cungu

Bylisi: Hidi, Viçente, Bicaj, Janku, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Qardaku, Munoz, Guindo

Trajner: Veljko Dovedan