Humbi të ëmën në moshë të re, Xhesika Polo i bën dedikimin e ndjerë

Në 27 shkurt, këngëtarja Xhesika Polo humbi njeriun e saj më të dashur.

E ëma e saj, ndërroi jetë në një moshë të re pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instastory, ku i thoshte lamtumirë nënës së saj.

Pak ditë pas humbjes së madhe, Xhesika ka bërë një postim prekës në Instagram, ku falenderon të ëmën për cdo gjë që i ka mësuar. Mam! Jeton në zemrat dhe në mendjet tona përjetë!

Je femra më e bukur dhe më e fortë që kam njohur në jetë. Faleminderit që na rrite kaq mirë mua dhe Markon mam. Faleminderit që më mësove ta dua veten dhe të tjerët, që më trashëgove forcën për të përballur çdo vështirësi! Faleminderit që më rrite të bëhesha e pavarur! Faleminderit për të gjitha mam! Të dua në pafundësi!

Unë buzëqesh sepse ti nuk doje të shihje asnjë lot në sytë e mi”, shkruan këngëtarja.