Klopp jep përgjigjen epike për Koronavirusin: Pyesni ekspertët, jo njerëzit e famshëm

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, u pyet se si po ndikon përhapja e koronavirusit tek ekipi i tij.

Gjermani kritikoi gazetarin për pyetjen, duke vënë në dukje se për këtë temë duhet të pyeten ekspertët, dhe jo njerëzit e famshëm.

Ajo që nuk më pëlqen fare është fakti që për një gjë kaq serioze merret mendimi i një trajneri futbolli. Nuk e kuptoj dot këtë. Nuk është e rëndësishme se çfarë mendojnë njerëzit e famshëm. Për gjëra të tilla duhet të flitet në mënyrën e duhur, nuk duhet të flasin njerëz që nuk dinë, siç jam edhe unë. Ekspertët duhet të thonë se çfarë duhet bërë dhe çfarë jo. Unë nuk kuptoj nga këto gjëra, nuk kuptoj nga politika apo koronavirusi. Pse më pyet mua? Unë jam me kapele bejsbolli dhe jam i parruar”, tha Klopp.