Për ta ‘ndëshkuar’, Albërije Hadërgjonaj ende ia kërcet ndonjë shuplakë të bijës

Anxhelin Hadërgjonaj u ‘ankua’ së fundmi me anë të  një postimi epik për marrëdhënien mes nënave dhe fëmijëve.

“Problemet e mia me besimin filluan kur mamaja më thonte: ‘Hajde këtu, nuk do të të godas'”- shkruhej në foton ku Anxhelina kishte etiketuar të ëmën duke i thënë “Të dua gjithsesi”.

Dhe nënë e saj Albërie Hadërgjonaj e ka ripublikuar postimin e të bijës  duke shtuar edhe një detaj që na shkriu së qeshuri.

Këngëtarja pranoi troç se ende ia jep ndonjë shuplakë të bijës kur është nevoja.

“Ahhh besa, hala ta kërcas nga iher”- ka treguar Albërija duke qeshur.

Albërija dhe Anxhelina kanë treguar gjithmonë se kanë një marrëdhënie tepër të ngushtë me njëra-tjetrën.