PD: Helmimi i nxënësve për të dytën herë, krim shtetëror! Prindër, merrni fatet e fëmijëve në dorë!

Partia Demokratike ka reaguar me forcë menjëhërë pas lajmit se dhjetë nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier janë helmuar për të dytën herë brenda pak ditëve në këtë institucion arsimor.

Luan Baçi, kryetari i degës së PD deklaroi se helmimi i nxënësve ishte krim shtetëror, pasi disa më parë ai i bëri me dije Prokurorisë të hetonte edhe faktin se shkolla ishte dezinfektuar nga bashkia ditët e fundit, me lëndë të rrezikshme për shëndetin: “E pafalshme dhe e paimagjinushme, papërgjegjshmëria e Kryetarit të Bashkisë dhe e Drejtorisë Arsimore në Fier, tha Baçi. - Përsëri jeta e nxënësve te shkolla “Janaq Kilica” në rrezik. Helm në të gjithë ambientet e shkollës, nxënës që ikin me urgjencë në spital. Shteti ka rënë.

Do të duhej t’u bëja thirrje deputeteve të qarkut, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojnë. I bëj thirrje qytetarëve të Fierit, prindërve të nxënësve të rrezikuar nga papërgjegjshmëria që të marrin në dorë fatet e fëmijëve të tyre. Ne na kanë në krahë,”ka theksuar Baçi.

Ndërkohë  mësohet se që përfaqësuesi i PD, Enkelejd Alibeaj, është nisur nga Tirana për në spitalin e Fierit për të parë nga afër gjendjen dhe për të denoncuar përgjegjësit e helmimit të përsëritur të nxënësve brenda 10 ditësh.