Koronavirusi/ Djali bëhet objekt i abuzimit, pasi mamaja identifikohet gabimisht me COVID-19

Një nxënës është bërë objekt i një abuzimi të tmerrshëm, pasi e ëma u identifikua gabimisht me koronavirus.

Abuzimi filloi pasi shkolla e mesme Hilbre High School informoi prindërit se do të mbyllej si ‘masë parandaluese’, kur një prind u testua pozitiv për virusin.

Mamaja tha: “Djali im është shumë i mërzitur për shkak të kësaj, qindra fëmijë kanë shkuar në shtëpi për faj të tij.”

Pavarësisht se shkolla e korrigjoi deklaratën e saj, djali besohet të jetë duke qëndruar në shtëpi, për t’i shpëtuar përballjes me nxënësit e tjerë.

Më shumë se 40 shkolla në Mbretërinë e Bashkuar janë prekur që nga shpërthimi i virusit në Itali.