", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/March/04/auto_-640-0-5cec3be0d5ae61583318864.jpg", "width": 900, "height": 480 } }

E sapozgjuar nga gjumi, Arilena Ara publikon fotot ku shfaqet mjaft natyrale

Këngëtarja Arilena Ara është një ndër vajzat më bukuroshe të showbiz-it shqiptar, e cila që në moshë të vogël ka tërhequr vëmendjen me tiparet e saj të ëmbla.

Megjithëse tashmë është rritur, këngëtarja ka prefuar të ruajë të njëjtin look që ka pasur që në fëmijëri dhe ndryshimi i vetëm që ka bërë është ngjyra e flokëve të saj.

Arilena përpiqet gjithmonë të shfaqet me grim minimalist dhe të jetë sa më natyrale, look i cili e bën të duket shumë e freskët.

Madje, çfarë na bën përshtypje është fakti që Arilena është e njëjtë si në përditshmëri, ashtu edhe kur sapo zgjohet nga gjumi!

Sot, këngëtarja ka përshëndetur ndjekësit e saj në Instagram me dy poza ku sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe sytë na mbetën tek fytyra e saj ujë e sapun.

Megjithëse pa pikë grimi, Arilena duket një yll dhe këtë ia kanë vënë në dukje edhe ndjekësit e saj të shumtë.

Madje, ata i sugjerojnë të qëndrojë natyrale e të mos bëjë asnjë ndërhyrje në pamjen e saj.

View this post on Instagram

good morning??

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on