Balla: Presidenti i vjen anash parlamentit, ne e shkarkojmë

Numri dy i PS-së, Taulant Balla deklaroi sot se Presidenti i vendit, Ilir Meta ‘i vjen anash parlamentit dhe nuk mund të shpërndajë.

Balla tha se Shqipëria është një Republikë Parlamentare dhe si e tillë mund ta shkarkojë Parlamenti Presidentin, por vetë s’mund të shpërndajë Parlamentin.

“Republika e Shqipërisë është e pastër parlamentare, e kulluar parlamentare dhe presidenti i zgjedhur në atë detyrë nga Kuvendi i Shqipërisë e di fare mirë këtë mungesë të së drejtës për të pasur këtë lloj qasje me Kuvendin. Kuvendi e shkarkon Presidentin dhe procesi certifikohet nga GJK. Presidenti i vjen anash Parlamentit për ta shkarkuar dhe shpërndarë. Presidenti është një person nën hetim për shkeljet e njëpasnjëshme kushtetuese që ka bërë”,- tha ai.

Ndërsa Presidenti gjatë manifestimit të 2 marsit i dha maxhorancës socialiste një ultimatum dy javor, deri në 15 mars, për të rishikuar ndryshimet kushtetuese në ligjin për Gjykatën Kushtetuese (GJK), të miratuara kohët e fundit, Balla u përgjigj se ky dekret do të shqyrtohet siç e parashikon Kushtetuta dhe Rregullorja e Parlamentit.

“Di që Kuvendi vepron gjithmonë në rrugë insitucionale, sipas rregullave të përcaktuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kushtetutës. Nëse njoftohemi zyrtarisht, pra rregullorja thotë se në seancën më të parë kryetari njofton dekretin dhe ka një procedure 4 javore për shqyrtim, do ta shqyrtojmë.

Shpresoj të ketë argumente dhe jo gjuhë rruge në atë dekret’, është shprehur Balla