Kupa e Italisë/ Napoli-Inter do të shtyhet, pritet vendimi zyrtar

Pas shtyrjes ndeshjes Juventus-Milan, që ishte planifikuar të luhej sot, edhe ndeshja mes Napolit dhe Interit e planifikuar të luhet nesër për Kupën e Italisë do të shtyhet.

Për shkak të frikës së përhapjes së Koronavirusit, qeveria italiane ka marrë vendimin që ndeshja e nesërme të mos zhvillohet, por të shtyhet për një ditë tjetër.

Ndonëse një vendim zyrtar nuk ka dalë ende, mediat italiane raportojnë se vendimi është marrë dhe ndeshja nuk do të zhvillohet nesër, por një ditë tjetër.

Pikërisht tashmë për Interin bëhen 3 ndeshje që janë shtyrë, pas atyre me Sampdorian, Juventusin dhe tashmë me Napolin.