Kreu i Ligës së Serie A mendoi dorëheqjen pas presionit të Stiven Zhang

Flitet që pas “stuhisë” së krijuar gjatë ditëve të fundit ka menduar të japë dorëheqjen, por më pas ka ndryshuar mendim i bindur se ka vepruar në mënyrë korrekte.

Është lajmi i raportuar nga e përditshmja “Corriere dello Sport” referuar Paolo Dal Pinos, presidentit të Ligës së Serisë A.

Tabloidi italian zbulon që numri një i Ligës italiane kishte menduar të linte detyrën në momentin e presionit maksimal, përpara se të bënte prapakthehu pasi reflektoi më mirë.

Gjatë mbrëmjes së të hënës ka marrë edhe sulmin e drejtpërdrejtë nga Stiven Zhang, presidenti i Interit, i cili shprehu në rrjetet sociale të gjithë zemërimin për vendimet e marra nga Dal Pino.