VIDEO/ Vajza 3-vjeçare që qeshte me bombat nis një jetë të re larg Sirisë

Vajza tre vjeçare siriane, babai i së cilës e mësoi që të qeshë me zhurmën e bombave, në mënyrë që të mos frikësohej ka nisur një jetë të re në Turqi.

Salëa, e cila tashmë do të ketë një jetë larg bombave u bë e njohur në të gjithë botën muajin e kaluar pas publikimit të një videoje. Ajo shfaqej bashkë me të atin duke luajtur një lojë, ndërsa avionët luftarakë hodhën bomba afër shtëpisë së saj në Idlib.

Qeveria turke e ndihmoi atë dhe prindërit e saj të kalonin kufirin një javë më vonë, dhe tashmë ajo është e sigurtë. Bashkë me prindërit ajo do të vendoset në provincën Hatay, në jug lindje të vendit. Babai i Selëa ka falenderuar qeverinë turke.

“Shpresoj që shumë shpejt lufta në Siri do të përfundojë dhe që ne të mund të kthehemi në shtëpinë tonë”, tha ai.

Idlib është kështjella e fundit e mbajtur nga rebelët në Siri. Gati një milion njerëz kanë ikur në kufirin sirian-turk që nga dhjetori, në mes të luftimeve të mëdha në rajonin e Idlib midis rebelëve të mbështetur nga turqit dhe forcave të qeverisë siriane.