Koronavirusi/ Apeli prekës i një fëmije nga zona e kuqe në Itali

‘Ndaloni virusin, nxitoni. Dua të kthehem në shkollë për të luajtur me miqtë e mi dhe të shoh përsëri mësuesit’.

Ky është apeli i një fëmijë nga zona e kuqe e Koronavirusit Somaglia (Lodi) në Itali.

E ëma e vogëlushit 4 vjeçar u shpreh në një interivstë për Tgcom24 se djali i saj u zgjua me idenë e bërjes së një vizatimi për t’i ua dhënë më pas karabinierëve.

Kështu ai bëri një ushtar me koronavirusin e prangosur dhe ne shkuam më pas dhe e dorëzuam në polici.

'Kur të dy karabinierët na panë, ata dolën nga makina, e pyetën për emrin e tij dhe e falënderuan për dhuratën, ata ishin shumë të impresionuar nga kërkesa e pazakontë e djalit tim" është shprehur nëna e vogëlushit.

. "Ishte një moment vërtet i këndshëm.  Unë nuk isha në gjendje të fotografoja dorëzimin sepse isha shumë i emocionuar dhe nuk dija nëse mund t'i  fotografoja ata dy ushtarë të rinj, aq të sjellshëm. Shpresojmë të kthehemi sërish dhe shumë shpejt në normalitet pasi kjo është dëshira e djalit tim dhe shumë fëmijëve të tjerë’ ka përfunduar nëna e vogëlushit.