Francë, burri rrëmben gruan shtatzënë dhe pesë fëmijët, arrestohet nga policia

Në qytetin francez Troyes një burrë i armatosur ka rrëmbyer një grua shtatzënë dhe pesë fëmijë, ka njoftuar policia lokale.

Bëhet fjalë burrin e një gruaje shtatzënë, kurse policia ka bllokuar shtëpinë brenda të cilës ka ndodhur incidenti.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, burri kishte hapur zjarr mbi policinë – për fat të mirë nuk është lënduar askush.

Ndërkaq besohet se e gjitha ndodhi pas një mosmarrëveshje familjare që qoi në këtë incident që aktivizoi forcat e rendit.

Mediat lokale raportojnë se ekziston mundësia që burri ka probleme mendore, ndërsa pas disa orëve negociata është arrestuar nga policia.