Situata e 24 orëve të fundit me koronavirusin në gjithë botën

Edhe në 24 orët e fundit, 3 mars 2020, pati një shtim të rasteve me njerëz të prekur nga koronavirusi si dhe humbje jetësh.

Aktualisht sipas përditësimit të fundit nga OBSH, i orës 00.05 të datës 4 mars, rezulton se në të gjithë botën janë prekur 92 880 njerëz.

Nga këta 3 168 kanë humbur jetën kurse 48 509 janë shëruar.

Sakaq në luftë me vdekjen janë 41 203 persona, ndër të cilët 7 162 janë në rrezik serioz.

Fakte shqetësuese vijnë nga fqinji ynë Itali. Atje ka shkuar në 2502 numri j të prekurve me 466 raste të reja vetëm të martën. Sakaq janë regjistruar 79 të vdekur ku 27 vetëm dje.