Perhapja në masë/ Irani ngarkon 300 mijë punonjës shëndetësore në 'luftën' kundër koronavirusit

Një ekip mbarëkombëtar me 300,000 punonjës shëndetësorë dhe specialistë do të fillojë punën në Iran për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Njoftimi vjen nga Ministria e Shëndetësisë në vend.

Gjatë javës së kaluar, rastet e koronavirusit në Iran janë rritur në mënyrë dramatike. Tashmë ka 77 të vdekur dhe 2,300 të infektuar  në vendin e Lindjes së Mesme, duke e bërë atë një nga vendet më të prekura në botë.

Ndërkohë  435 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.