'Mirëpres përgjigjen tuaj!' A do të pranojë Thaçi ta takojë Albin Kurtin sot?!

“Përfaqësimi i Kosovës në politikën e jashtme duhet të jetë i njëzëshëm". Ky është thelbi i kërkesës së Kryeministrit kosovar Albin Kurti, drejtuar Presidentit Hashim Thaçi, dërguar zyrtarisht më 3 mars 2020 me qëllimin që ata të harmonizojnë qëndrimet e tyre.

Kurti i ka sugjeruar Thaçit që mund të takohen në 4 mars në orare të ndryshme, sipas mundësisë së kreut të shtetit: Ora 9:00, ora13:00 dhe ora 18:00.

Kujtojmë se Hashim Thaçi ka firmosur dy marrëveshje në Gjermani me Presidentin e Serbisë, për hapjen e linjës ajrore dhe të autostradës e hekurudhës midis dy vendeve,me ndërmjetësimin e Të Dërguarit të Presidentit Trump, ambasadorit Grenell, për të cilat Kurti nuk ka qënë në dijeni e as i pranishëm.