Liverpool humb sërish dhe eliminohet nga FA Cup, Chelsea kalon në çerekfinale

Chelsea ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të FA Cup.

Blutë londinezë eliminuan Liverpoolin duke e mposhtur me rezultatin 2-0 në ‘Stamford Bridge’.

Vendasit e nisën mjaft mirë takimin gjatë 13 minutave të para kaluan në avantazh me anë të Willian. Gjuajtja potente e brazilianit i shpëtoi nga dora portierit Adrian.

Në minutën e 64’, Chelsea dyfishoi avantazhin me Ross Barkley.

Kjo ishte humbja e tretë për Liverpoolin në katër ndeshjet e fundit, duke përmendur disfatën në Ligën e Kampionëve nga Atletico Madrid dhe atë në fundjavë nga Ëatford në Premier League.