'Të gjitha partitë njësoj?'/ Nishani: Kur ishim ne gjykata favorizonte qytetarët, sot qeverinë

Ish-presidenti, Bujar Nishani, nuk bie dakord me etiketikimin dhe të gjithë aktorët politike janë njësoj.

I ftuar në "Tempora" në Rtv Ora ai ju referua zgjidhjes së konflikteve administrative në 2010 kur ka qenë Ministër Drejtësie me qeverinë Berisha dhe 2015 kur ai ishte President dhe qeveriste Rama.

Ai  tha se në kohën e tij zgjidhjet e konflikteve në gjykatë ishin 70% me 30% në favor të individit, ndërsa në 2015  70% me 30% në favor të qeverisë.

"Nuk bie dakord dhe këtë e kam esenciale kur tentohet jo me të keq ndoshta nga një pjesë e madhe e zërave të shoqërisë civile të vihet shenja e barazimit midis grupimeve, aktorëve dhe modeleve të ndryshme politike. Konfliktet administrative mes shtetit dhe individit në 2010 kam qenë ministër Drejtësie raporti i tyre ka qenë 30% në favor të qeverisë dhe 70% në favor të individit zgjidhja e konflikteve administrative në gjykatë. Në 2015 kam qenë president, statistikat ishin ekzaktësisht të njëjta por në krahun e kundërt. Jam i sigurt se ky raport është thelluar edhe më shumë. Ftoj çdo qytetar ti regjistrohet regjistrit elektronik të Ministrisë së Drejtësisë.Pavarësisht se nuk kemi pasur Gjykatë Administrative çështjet administrative kanë qenë në gjykatë", u shpreh Nishani.