Bayern kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, mposht Schalke 04

Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Pavarësisht me mungesat e shumta, bavarezët arritën që të mposhtnin 0-1 skuadrën e Schalke 04 në ndeshjen e zhvilluar në “Gelsenkirchen”.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, por me kalimin e minutave miqtë nga Mynihu dominuan gjithçka. Rastet e krijuara arritën të konkretizoheshin në minutën e 40-të, kur Kimmich goditi saktë në zhvillimet e një goditje nga këndi, duke lënë të palëvizur portierin vendas.

Pjesa e dytë vijoi qetësisht me Bayernin që kishte nën kontroll gjithçka dhe arriti të administronte rezultatin deri në fund të ndeshjes.

Bayern është skuadra favorite për të ngritur trofeun në Berlin.