Ishin nisur drejt Anglisë brenda kontenierit, ndalohen 10 persona në port

Ditën e sotme në portin e King George në qytetin e Hull në Angli, dhjetë persona u gjetën brenda një kontenieri.

Pasi autoritetet i zbuluan, tre prej tyre u dërguan në spital pasi kishin dëmtime të lehta dhe shtatë personat e tjerë ishin në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk bëhet e ditur kombësia e emigrantëve. 

Destiacioni i tyre ishte mbërritja në Britaninë e Madhe. 

Menjëherë pas kësaj ngjarje, policia po heton për të kapur personat që fshihen prapa trafikimit të qënieve njerëzore.