VIDEO/ Mban gjallë shpresat e Fenerbahces, Vedat Muriqi i shënon Trabzonsporit

Vedat Muriqi ka shënuar sërish në Turqi.

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetëm për Fenerbahcen në përballjen në transfertë ndaj Trabzonsporit të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë.

Trabzonspor fitoi 2-1 ndaj Fenerbahces në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndërsa sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Muriqi shënoi me kokë duke e ngushtuar avantazhin e vendasve.

25-vjeçari nga Prizreni realizoi në minutën e 83-të.