'Nuk mund të them se nuk jam i kënaqur', Shaland pas shortit: Duhet të tregojmë...

Kosova u shortua në një grup shumë të vështirë në Ligën e Kombeve, teksa do të ketë përballë kombëtare si Greqia, Moldavia dhe Sllovenia.

Për “Supersport”, tekniku i dardanëve është shprehur se nuk ishte shorti shumë i mirë, por nuk është shumë i mërzitur për këtë.

“Është një short jo i mirë për Kosovën, por nuk mund të them se nuk jam i kënaqur. Nuk është një short aq i mirë dhe aq i lehtë, por nuk mërzitem shumë dhe nuk e marr me stres, pasi Kosova mund ta përballojë shumë mirë.

Është një shans shumë i mirë për të treguar aftësitë tona dhe për tu përgatitur për ndeshjet kualifikuese të ardhshme të Botërorit.”, u shpreh Shaland.