Haradinaj e qorton Kurtin: Nuk është mirë që po e heqë taksën

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar rastin në një pritje që të shtrëngojë duart me kryeministrin e ri, Albin Kurti, dhe ta porosisë që mos ta largojë taksën.

“Taksa nuk është mirë të largohet”, është dëgjuar Haradinaj t’i thotë Kurtit.

Ata janë takuar në shënimin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë.

Kryeministri Kurti ka thënë se kjo taksë do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars.

Këtë ia ka thënë edhe ish-kryeministrit që e vendosi këtë masë. “Nuk po e largojmë krejtësisht taksën”, është shprehur ai.