Konfirmohen tre raste të reja me koronavirus në Algjeri

Algjeria ka konfirmuar tre raste të reja me koronavirus, duke rritur në tetë numrin e përgjithshëm të njerëzve të prekur nga virusi, tha të martën ministria e shëndetësisë.

Tetë rastet përfshijnë shtatë algjerianë nga e njëjta familje dhe një italian, tha ministria në një deklaratë, raporton Reuters.