Pas marrëveshjes, bisedë telefonike mes Trump dhe liderit taleban

Presidenti i SHBA Donald Trump, deklaroi se bisedoi me një udhëheqës të talibanëve të martën dhe tha se kishin realizuar një bisedë shumë të mirë.

Trump foli para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Talibanët nënshkruan një marrëveshje për tërheqjen e trupave amerikane, raporton Reuters.

Një zëdhënës i Talibanëve tha që më herët negociatori kryesor i grupit Mullah Baradar Akhund kishte zhvilluar një telefonatë me Trump.