Konflikti në Idlib të Sirisë/ Vritet një tjetër ushtar turk dhe plagosen nëntë të tjerë

Një ushtar turk është vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm nga forcat e qeverisë siriane në rajonin Idlib në veriperëndim të Sirisë, tha të martën Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Me vdekjen e fundit, 57 ushtarë turq janë vrarë në konfliktin në rajon, pasi Turqia dërgoi mijëra trupa dhe pajisje ushtarake atje muajin e kaluar, për të mbështetur rebelët që luftonin forcat e qeverisë siriane, raporton Reuters.

Ministria e mbrojtjes tha se 82 objektiva të ushtrisë siriane u goditën pas sulmit ndaj forcave turke.

Nuk u specifikua saktësisht se ku ose kur ndodhi sulmi.