Meta: Detyra ime si kryetar shteti të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit

Vetëm pak minuta pasi ka zhvilluar një takim në Presidencë me kryetarin e Partisë Demokratike. Lulzim Basha, ku në qendër të bisedës ishte manifestimi i mbrëmshëm, Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një tjetër shënimi në profiling e tij në facebook, ku shkruan se ‘Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit’

‘Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit!

Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim!

Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike.

Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës.

Falenderim dhe mirënjohje të gjithëve!’