Lule të vetmuara/ Kemal përzë Mesuden nga shtëpia, ja ç’do ndodhë nesër

Songyl dhe Kader shkojnë në shtëpinë e Ferides dhe përpiqen ta bindin të rikthehet në jetimore. Toprak vendos të zbulojë të vërtetën dhe dyshon tek Nerimani. Nazan ia lë fajin Xhemres për vdekjen e Tefikut.

Serkan e ndan dhimbjen me Ejlylin. Xhemre bëhet kurioze çfarë do t’i tregonte Tefiku. Kader mendon se babai i ka lënë Xhemres një trashëgimi por vajzat e tjera nuk e besojnë këtë. Xhemre, Ejlyl, Songyl, Kader dhe Meral shkojnë në varrimin e Tefikut.

Defne shpërthen në lot dhe Xhemre i qëndron pranë. Kemal e quan Mesuden nënën më të keqe që e la vajzën e saj në jetimore. Mesude i kujton që ajo e braktisi Ejlylin për faj të tij. Kemal e përzë Mesuden nga shtëpia. Ai ia merr çdo plaçkë që i ka blerë dhe e lë në mes të rrugës me Byshrën./revistawho